PLAYOFF I LIGËS SË PARË

Sonte mund të përcakohen finalistët
21 March, 2023 @16:01
Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet New Basket dhe Istogut, ku istogasit fituan përballjen e parë 116:72, kurse sfida e dytë është ndërmjet Bora-s dhe Vushtrrisë.
Vushtrriasit kishin fituar sfidën e parë 86:78.
Skuadrat që arrijnë dy fitore kualifikohen në finale.
Fituesi i finales hyn në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.
PLAYOFF (ndeshjet e dyta):
E martë
19:00 New Basket - Istogu (0-1),
19:30 Bora – Vushtrria (0-1).
*Në kllapa, rezultati me ndeshje. Ekipi që arrin dy fitore, siguron finalen e PlayOffit