Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULETINI STATISTIKOR

Statistikat, Jalen Tate performuesi më i mirë i ndeshjes së dytë së finales

Jalen Tate, gjatë ndeshjes së djeshme doli të jetë basketbollisti më produktiv i lojës/ Foto: FBK

Statistikat, Jalen Tate performuesi më i mirë i ndeshjes së dytë së finales


8 May, 2023 @17:03

Basketbollisti i Pejës, Jalen Tate, ka dalë të jetë performuesi më i mirë i ndeshjes së dytë të sersië finale ndërmjet Pejës dhe Trepçës, në kuadër të PlayOffit të Superligës.

Ai ka qenë njëri ndër lojtarët kryesorë të ekipit përgjatë gjithë stinorit, ndërsa ka arritur indeksin e vlefshmërisë 30 (më e larta deri tash nga të dyja ndeshjet e serisë finale të PlayOffit) në ndeshje, për të treguar cilësinë kur verdhezinjëve iu duhej barazimi i serisë.

Amerikani 24-vjeçar ka qenë edhe lojtari që më së shumti u shfrytëzua nga Rami Hadar në këtë ndeshje, duke qenë në fushë të lojës për afro 35-minuta (34:39), ndërsa Tate dha 22 pikë, 10 asistime e 8 kërcime. Edhe pse për tri pikë nuk ia deshti fare (0/3) ai ka qenë në mbrojtje i mirë duke regjistruar pesë topa të rrëmbyer (rekord i deritashëm i PlayOffit), ndërsa te ai janë shkaktuar nëntë faula për ekipin, duke qenë më i fauluari në skuadrën e tij.

Jalen Tate @ Peja

Tate 198-centimetra i gjatë që luan në pozitat 1/2 ka shutuar 4/9 gjuajtjet e lira, ndërsa në total ka shutuar 9/16 nga loja, duke luajtur me saktësi 56%.

Pos Tate, në TOP-3 të ndeshjes sa i përket indeksit të performancës së lojtarëve kanë hyrë edhe Larry Thomas me kuotën 27 dhe kapiteni i ekipit të Pejës, Arti Hajdari që arriti kuotën 21.

STATISTIKAT, TOP-3 PERFORMANCAT:

1. Jalen TATE index—30,
2. Larry THOMAS index—27,
3. Arti HAJDARI index—21.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga