BULETINI STATISTIKOR

Jamal Artis, gjatë ndeshjes së mbrëmshme/ Foto: FBK
Statistikat, Jamel Artis performuesi më i mirë i ndeshjes së parë finale
4 May, 2023 @11:48
Basketbollisti i Trepçës, Jamel Artis, sipas statistikave ishte lojtari me indeksin më të mirë të performancës në ndeshjen e parë të serisë finale të PlayOffit të Superligës, duke arritur shifrën 25.
Amerikani Artis luajti 31:05 minuta në finale, të cilën Trepça e fitoi ndaj Pejës me rezultat 94-86.
Jamel Artis, basketbollisti me indeksin më të lartë të performancës (25) në ndeshjen e parë të serisë finale Trepça-Peja.
Artis (30 vj.) luajti me 27 pikë (2/5 për tre), (3/3 gjuajtjet e lira), 2 asitime, 2 kërcime, 2 bllokada dhe 5 faula (më së shumti) të fituara për Trepçën.
Pas tij, me një pikë më pak në indeks janë renditur Kendrick Brown dhe Drilon Hajrizi, që kanë arritur shifrën 24 të vlefshmërisë në paraqitjen e përgjithshme në ndeshje.