Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF TREPÇA

Sterle debuton me fitore te KBF Bashkimi

Sterle debuton me fitore te KBF Bashkimi


19 February, 2022 @23:40

Trajneri i ri i KBF Bashkimit, Franko Sterle, ka debutuar me fitore te ekipi i tij i ri.

Kroati që u zyrtarizua disa ditë pas triumfit në Kupë të Kosovës së ekipit të femrave të Prizrenit, ka nisur kampanjën e tij te portokallezinjtë me fitore të lehtë dhe të pritur ndaj KBF Trepca me rezultat 71-47 [15-5, 21-7, 22-18, 13-17].

Në pjesën e parë KBF Bashkimi ka kryer krejt punën sa i përket ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë Sterle i dha mundësi të gjitha vajzave në dispozicion të shijojnë ndeshjen dhe të marrin përvojë.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË FEMRAVE

Më efikasja në fitoren e KBF Bashkimit ka qenë D’Asia Chambers me 18 pikë të shënuara, ndërsa 10 të tjera ka shënuar Besiana Martinaj.

Rezistenca nga mysafiret ka ardhur nga të huajat Ta’ashara Jeffries dhe Kelly Santos, që dhanë 26, përkatësisht 10 pikë.

Me këtë fitore KBF Bashkimi bën bilancin 10-5, ndërsa KBF Trepca e ka të kundërtën, 5-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave