EKSKLUZIVE
Stërvitja e parë e Përqukut me Bashkimin
27 March, 2019 @22:12
Njëra ndër lojtaret më të mira në Ligën e Femrave, Arbnore Përquku, javë më parë u transferua te Bashkimi, por do ta vesh fanellën portokallezi që nga stinori 2019/20.
Përquku sonte e bëri stërvitjen e parë me kampionet aktuale në palestrën “Sezair Surroi”, derisa në mënyrë ekipore të gjitha lojtaret e stafi teknik i dëshiruan mirë se ardhje.
Trajneri turk Ahmet Saglik, kërkoi nga lojtaret që të koncentrohen për Play Off dhe me buzëqeshje tha që t’i përdorin më pak rrjetet sociale e të pushojnë më shumë dhe të jenë të kujdesshme në ushqim.
Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 15 fitore e 1 humbje, derisa në Play Off do të përballet me Kastriotin.