Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, TURQIA - FRANCA

Super dramë deri në vazhdime! Franca në sekondat e fundit mposht Turqinë

Super dramë deri në vazhdime! Franca në sekondat e fundit mposht Turqinë


10 September, 2022 @13:39

Një përballje e madhe u zhvillua në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Eurobasket 2022, derisa Franca që udhëhiqte me 15 pikë përgjatë pjesës së parë të ndeshjes, pa një super Turqi të rikhtyer në çerek të tretë të ndeshjes [22-6].

Më pas, në çerekun e fundit turqit kishin mundësinë të fitonin ndeshjen, por Cedi Osman dështoi nga gjuajtjet e lira, e Franca nxorri barazimin për vazhdime, 77-77.

Sehmus Hazer

Përkundër se me pikët e Rudy Gobertit Franca mori avantazh 5-pikësh gjatë vazhdimeve, Turqia përsëri bëri afrim, u afrua drejt fitores, por në sulmin e fundit dështoi të shutojë, derisa Furkan Korkmaz humbi topin, për përfundimtarn 86-87 [11-18, 24-25, 22-6, 20-28, 9-10] në të mirë të Francës, që në fund tregoi durimin për fitore dhe sigurimin e biletës për çerekfinale, edhe pse me lojë nuk treguan ndonjë dallim të madh ndaj turqve, përkundër cilësisë që ka.

Rudy Gobert me 20 pikë ishte më efikasi te Franca, derisa shkëlqyeshëm bëri edhe 17 kërcime. Me nga 13 pikë ndeshjen e përfunduan edhe Evan Fournier dhe Thomas Heurtel, ku ky i fundit bëri edhe 7 asistime.

Furkan Korkmaz

Te Turqia e Ergin Atamanit, shumë e mirë sot, Bugrahan Tuncer ka qenë më efikasi me 22 pikë, duke shutuar 6/10 për tre pikë, ndërsa Furkan Korkmaz shënoi 18 pikë.

Franca në çerekfinale të garës pret fituesin e duelit Serbia-Italia.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket