PEJA
Samiri e Shima me triple-double ndaj 21-shit
23 April, 2014 @22:13
Peja ka arritur që të mposht Teleboysat në ndeshjen e parë të xhiros së XXV të stinorit të rregullt të Superligës sonte, pa ndonjë vështirësi të madhe.
Në ditën kur pejanët morrën lajmin për largimin e yllit të skuadrës Fred House, ata patën paraqitje të mirë ndaj Teleboysave që po luftojnë për mbijetesë - ku shkëlqeu Samir Shaptahovic me efikasitet të lartë.
Samiri me triple-double prej 34 pikë, 15 asistime dhe 12 asistimeve, ishte më meritori në fitoren prej 22 pikëve dallim ndaj RTV 21-shit. Gerti Shima gjithashtu shkëlqeu me triple-double në fitoren e ekipit të Bujar Locit, duke shënuar 20 pikë, 14 kërcime e 10 asistime, deirsa Teo Simovic me 14 dhe George Odufuwa me 11 pikë kanë qenë basketbollistët tjerë të kampionit në fuqi që kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore.
Te ekipi vendas që përjetoi disfatën e emrit, 21, më të dalluarit kanë qenë Mustafë Merovci me 26 pikë dhe Chris Hyche me 23 pikë tjera të shënuara, ku vetëm edhe Grant Maxey ka arritur të shënojë pikë dyshfifrore - 11.
Peja vazhdon të jetë në vend të dytë të Superligës, derisa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa që janë xhiro të luajtura për shkak të ndeshjeve të shtyera me Besën dhe Sigal Prishtinën.
Në anën tjetër, RTV 21 ende ndjen rrezikun e rënies nga liga derisa në tre ndeshjet e fundit do të ndeshet me Dritën, Bashkimin e Sigal Prishtinën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
RTV 21 | PEJA | ||
Çereku 1 | 14 | 35 | |
Çereku 2 | 27 | 31 | |
Çereku 3 | 22 | 20 | |
Çereku 4 | 21 | 20 | |
Kërcime | 25 | 45 | |
Asistime | 22 | 36 | |
Bllokada | 1 | 2 | |
Topa të vjedhur | 6 | 8 | |
Topa të humbur | 11 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 6/25 | 11/33 | |
Tentime nga loja | 35/75 | 35/70 | |
Gjuajtjet e lira | 8/16 | 25/31 |
RTV 21
1 | Mustafë Merovci | 26 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
2 | Chris Hyche | 23 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Grant Maxey | 11 pikë | 4 kërcime | |
4 | Leonard Mekaj | 7 pikë | 7 asistime | 1 kërcim |
5 | Driton Bajrami | 7 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
6 | Tyrrell Timpson | 4 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
7 | Drin Kurtolli | 3 pikë | 3 kërcime | |
8 | Jenirro Bush | 2 pikë | ||
9 | Ard Islami | 1 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
PEJA
1 | Samir Shaptahovic | 34 pikë | 15 asistime | 12 kërcime |
2 | Gerti Shima | 20 pikë | 14 kërcime | 10 asistime |
3 | Teo Simovic | 14 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | George Odufuwa | 11 pikë | 2 kërcime | |
5 | Valdet Grapci | 8 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
6 | Mario Edwards | 7 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
7 | Rron Grapci | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Vigan Radoni | 5 pikë | 2 kërcime |