Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL: SUTJESKA-TIRANA

Sutjeska shkëputet në çerekun e dytë për fitoren ndaj Tiranës

Sutjeska shkëputet në çerekun e dytë për fitoren ndaj Tiranës


24 October, 2016 @19:42

Skuadra e vetme nga Shqipëria në Ligën Ballkanike, Tirana, ka pësuar humbjen e dytë të saj në këtë garë.

Ekipi nga kryeqyteti shqiptar është mposhtur nga Sutjeska me rezultat 77-61, në ndeshjen që u zhvillua në Nikshiç të Malit të Zi.

Vendasit e krijuan dallimin në çerekun e dytë, të cilin e fituan me rezultat 29-14, me ç‘rast u sigurua fitorja e dytë këtë stinor për ta.

Dyshja e Sutjeskas, Goran Gajovic dhe Djoko Salic, ishin shkaktarët kryesorë për humbjen e Tiranës.

Gajovic “bombardoi” me 5 trepikësha, për t’u bërë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 23 pikë, derisa qendra Salic kontribuoi me 21 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër, te Tirana i vetmi që u dallua ishte qendra Endrit Hysenagolli, që luajti me double-double prej 20 pikëve dhe 10 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Ndeshjen e radhës Tirana e luan kundër skuadrës të vetme pa fitore në grup, Karpos Sokolit.



SUTJESKA

1 Goran Gajovic (27:36) 23 pikë 5 kërcime 1 asistim
2 Djoko Salic (29:32) 21 pikë 7 kërcime 1 asistim
3 Marko Perovic (34:20) 14 pikë 5 kërcime 1 asistim
4 Nikola Djokovic (31:02) 9 pikë 1 kërcim 4 asistime
5 Jayon James (24:59) 4 pikë 5 kërcime 4 asistime
6 Nikola Lalic (24:12) 3 pikë 6 kërcime 4 asistime
7 Jermayne Thomas (15:09) 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
8 Milos Vujovic (12:46) 0 pikë 2 kërcime 1 asistim
9 Zdravko Boskovic (0:19) 0 pikë - -
10 Nikola Vukovic - - -


TIRANA

1 Endrit Hysenagolli (38:25) 20 pikë 10 kërcime -
2 Genti Lasku (32:34) 10 pikë 3 kërcime 1 asistim
3 Abdel Gjyzeli (14:25) 10 pikë 5 kërcime -
4 Griffin Ramme (36:30) 8 pikë 7 kërcime 7 asistime
5 Erkand Karaj (28:25) 5 pikë 4 kërcime 1 asistim
6 Manuel Johnson (19:12) 4 pikë 3 kërcime -
7 Nemanja Gavranic (7:56) 4 pikë 1 kërcim -
8 Red Vogli (21:09) 0 pikë 1 bllokadë -
9 Luka Petrovski (1:20) 0 pikë - -
10 Reldi Durrsi - - -
11 Erin Hasani - - -
12 Eldi Hysa - - -

 
Të gjitha lajmet nga