NË MAL TË ZI
Tirana hap xhiron e tretë të BIBL
24 October, 2016 @13:15
Basketbollistët e Tiranës kanë udhëtuar dje në Niksic të Malit të Zi për tu ndeshur me Sutjeskën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit B të BIBL.
Sutjeska është pa humbje ende dhe ka zhvilluar vetëm një ndeshje këtë stinor, pasi që ndeshja e xhiros së dytë për ta është shtyer, pasi që Peja ka pasur obligime në FIBA Europe Cup.
Në anën tjetër, Tirana ka bilanc 1-1. Ekipi debutues i këtij stinori në BIBL, ka nisur me fitore epokën e saj në BIBL, por ka humbur thellë në ndeshjen e dytë të saj ndaj Feni Industries.
Sutjeska është favorite për të fituar këtë takim, por Tirana beson që ka fuqi për befasi dhe gjithçka pritet të vendoset në duelin që nis në ora 18:00 sonte në Palestrën e Sporteve të Niksicit.