LOJTARI I SË ARDHMES
Talenti në ngritje, Rinor Peci
24 October, 2015 @21:47
Talenti i ri i Sigal Prishtinës, Rinor Peci, ka shkëlqyer në ndeshje ndaj Bashkimit sonte.
Peci bile ka bërë dallimin në ndeshje duke shënuar 10 pikë në afro 16 minuta sa ishte në parket, duke u përgëzuar nga bashkëlojtarët e tij, kapiteni Edmond Azemi, por edhe nga e gjithë banka që thërriste emrin e tij sa herë shënonte dhe atë në momentet vendimtare, për të bërë shkëputjen në rezultat.
Për më tepër, Peci ka regjistruar edhe 3 kërcime dhe 1 asistim në fitoren e sontme të Sigal Prishtinës ndaj Bashkimit.
Ai është 18 vjeç, ndërsa deri më tani më së shumti pikë i ka shënuar Kerasan Prishtinës, 17.
I riu ka shutuar me saktësi 50% për tre pikë, 4 tentime, 2 shënime; 50% për dy pikë, 2 tentime, 1 shënim; si dhe ka qenë 100% i saktë nga gjuajtjet e lira, 2 tentime, 2 shënime. Ai ka qëndruar 15 minuta e 50 sekonda në lojë sonte.