DREAM TEAM
Popovich trajner i SHBA në 2017
23 October, 2015 @19:36
Gregg Popovich, prej vitit 2017 deri në vitin 2020, do të jetë në krye të kombëtares së SHBA-së.
Sipas nba.com, Popovich, do të kaloj në krye të skuadrës, pas Lojërave Olimpike 2016 që do të mbahen në Rio.
Në 19 vite, që i kaloi në NBA, Gregg Popovich është bërë pesë herë kampion me San Antonio Spursin dhe nuk ka lëvizur në asnjë skuadër tjetër deri sot.