TRAJNERI I NJOHUR
Tanjevic i befasuar me cilësinë e Prishtinës
24 April, 2016 @18:50
Përzgjedhësi i Malit të Zi, Bogdan Tanjevic, që ka qenë prezent në finalen e ligës ballkanike të cilën e fitoi Sigal Prishtina, është shprehur të jetë i befasuar me cilësinë e ekipit të kryeqytetit të vendit tonë.
Tanjevic duke folë për faqen zyrtare të BIBL ka thënë se edhe liga ballkanike është një garë shumë e mirë për ekipe që kanë ambicie për lojëra të mira ndërkombëtare.
“Jam me të vëretetë i befasuar me cilësinë e Sigal Prishtinës. Mornarin e njihja prej më parë dhe mendoja se ka qenë ekipi më i mirë i BIBL. Hera e parë që po e shoh Prishtinën dhe mund të them se janë ekip i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer,” ka thënë Tanjevic për balkanleague.net.
Më pas ai ka folur edhe për lojtarët individualisht, derisa ka thënë se e njeh vetëm Dardan Berishën.
“E kam njohur vetëm Dardan Berishën më parë prej reprezentacionit të Polonisë. Ai është fantastik në sulm. Amerikanët e Prishtinës janë gjithashtu të mirë. Kanë qendër shumë të mirë, ndërsa playmakeri është lojtar tamam ekipor,” ka lëvduar lojtarët e Prishtinës trajneri i Malit të Zi.
Ndërsa sa i përket garës së BIBL ka shtuar.
“Mendoj se BIBL është garë shumë e mirë. Ka ekipe me ambicie dhe me mundësi shumë të mira për ato që kërkojnë lojëra në suaza ndërkombëtare,” ka shtuar ai.
Lexo gjithashtu: Vucevic: “Prishtina e fortë, Mornari duhet të jetë krenar për arritjet”
Tanjevic 69 vjeçar është njëri ndër trajnerët më të vlerësuar në Europë. I lindur në Pljevljë, ai ka nënshtesi boshnjake, turke dhe italiane. Ka qenë trajner i Italisë dhe Turqisë, ndërsa prej ekipeve ka drejtuar Limoges, Buducnost, Asvel, Virtus Bologna dhe Fenerbahçen.