Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3X3 PRISHTINA

Të enjten zhvillohet ‘ndeshja e yjeve’ në kujtim të Kobe Bryant

Të enjten zhvillohet ‘ndeshja e yjeve’ në kujtim të Kobe Bryant


23 August, 2023 @18:22

“3×3 Prishtina” ka organizuar një ndeshje përkujtimore për Kobe Bryant, duke ftuar yje të ndryshme nga sporti, arti, politika dhe bota e televizionit.

Kjo ndeshje është cilësuar si ‘ndeshja e yjeve’ dhe janë mbledhur mbi 20 personalitete të njohura nga fusha të ndryshme si: Erjon Kastrati, Ulpiana Emra, Blerim Krasniqi, Arbnor Rifati, Bardh Krasniqi, DJ First, Artan Qerkini, Granit Rugova, Arbnore Përquku, Teuta Abdullahu, Blerand Stavileci, Edmond Azemi dhe Drilon Hajrizi, Saranda Daci, Artan Thaqi, Shpat Deda, Përparim Rama, Kushtrim Mushica, Adrian Berisha, G Fajter, Edona Thaqi, Falecia Poter dhe Mentor Shuki.

Kjo ndeshja do të zhvillohet sikurse ndeshjet normale me katër çerekë, ku nga ora 19:00 është hapja me muzikë, ndërsa në ora 19:15 është prezantimi i lojtarëve dhe 19:30 drafti.

Në ora 19:45 është ngrohja para ndeshjes, ndërsa nga ora 20:00 fillon ‘ndeshja e yjeve’ dhe pas përfundimit është ceremonia, ku zgjidhet MVP i ndeshjes dhe pastaj ‘after party’.

Trajnerë të ekipeve do të jenë Sarah Kustok, Resmije Juniku, Arben Krasniqi dhe Brian Kriftcher.


 
Të gjitha lajmet nga Liga tjera