FINAL 8 NË KARAGAÇ

Të gjithë fituesit e Kupës së Kosovës
9 February, 2022 @12:20
Sot nis Final 8 i Kupës së Kosovës, që është njëra ndër garat më interesante të basketbollit në Kosovë. Interesante sepse thuajse të gjitha skuadrat pjesëmarrëse bëjnë përforcime shtesë para muajit shkurt që përkon me trofeun e parë të vitit.
E kësaj radhe në Final 8 të Kupës së Kosovës nuk mund edhe të parashikohet fituesi, për shkak se disa skuadra duken thuajse të barabarta në parket dhe fituesi do të kuptohet vetëm brenda duelit, që do të thotë se nuk ka favorit të madh për triumfuesin e Kupës së Kosovës 2022.
Përndryshe, garat e Kupës sivjet luhen në Karagaç të Pejës, ndërsa dy fituesit më të shpeshtë të Kupës takohen në çerekfinale.
Sa i përket fituesve të deritashëm, Prishtina është dominante me trofe, pas së cilës vjen Peja, ndërsa pas tyre qëndron Trepça.
E kush do të fitojë Kupën e Kosovës sivjet, varet shumë edhe nga duelet që kanë rrugëtimin deri në finale.
Mëposhtë, të gjithë fituesit e Kupës së Kosovës ndër vite.
FITUESIT E KUPËS SË KOSOVËS, SIPAS VITEVE:
1991/92 | Vëllaznimi | ||
1992/93 | Trepça | ||
1993/94 | Peja | ||
1994/95 | Peja | ||
1995/96 | Vëllaznimi | ||
1996/97 | Peja | ||
1997/98 | – garat janë ndërprerë | ||
1999/2000 | Trepça | ||
2000/01 | Bashkimi | ||
2001/02 | Prishtina | ||
2002/03 | MEB Prishtina | ||
2003/04 | Trepça | ||
2004/05 | Sigal Prishtina | ||
2005/06 | Sigal Prishtina | ||
2006/07 | Sigal Prishtina | ||
2007/08 | Sigal Prishtina | ||
2008/09 | Sigal Prishtina | ||
2009/10 | Sigal Prishtina | ||
2010/11 | Peja | ||
2011/12 | Trepça | ||
2012/13 | Sigal Prishtina | ||
2013/14 | Sigal Prishtina | ||
2014/15 | Peja | ||
2015/16 | Sigal Prishtina | ||
2016/17 | Sigal Prishtina | ||
2017/18 | Sigal Prishtina | ||
2018/19 | Z Mobile Prishtina | ||
2019/20 | Peja | ||
2020/21 | Prishtina | ||
2021/22 | ? |
FITUESIT E KUPËS, TOTAL:
1 | KB Prishtina | 15 herë | ||
2 | KB Peja | 6 herë | ||
3 | KB Trepça | 4 herë | ||
4 | KB Vëllaznimi | 2 herë | ||
5 | KB Bashkimi | 1 herë |