Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Të huajt e Pejës kanë shkuar, por s’kanë ndërprerë kontratat

Të huajt e Pejës kanë shkuar, por s’kanë ndërprerë kontratat


19 March, 2020 @22:17

Përmes një komunikate zyrtare të lëshuar para pak çastesh, KB Peja ka bërë të ditur se të gjithë basketbollistët e huaj të skuadrës janë liruar të shkojnë në vendlindjet e tyre, për shkak të pandemisë coronavirus.

Mirëpo, verdhezinjtë kanë cekur se ata deri në fund të këtij stinori me kontrata janë lojtarë të Pejës dhe nëse vendoset të vazhdojë stinori, ata do të kthehen në ekip.

Përkundër skuadrave si Rahoveci, Prizreni e Bashkimi - që kanë zyrtarizuar largimin e basketbollitëve të huaj për të vazhduar stinorin me vendorë (nëse vazhdon stinori), Peja është skuadra e parë që zyrtarisht ka bërë të ditur se të huajt do të kthehen në rast se Superliga vazhdon pas për këtë stinor, në një vendim tjetër që do të vjen nga FBK-ja.

Kujtojmë, Peja ka fituar trofeun e vetëm të vitit 2020 në Kosovë, duke e marrë Kupën e Kosovës dhe ka bërë rikthim të hatashëm në afatin kalimtar të janarit duke përforcuar jashtëzakonisht skuadrën - për të tentuar titullin kampion dhe atë të BIBL - këto dy të fundit të pezulluara për shkak të pandemisë.


 
Të gjitha lajmet nga