Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDIN RASHICA

Të mobilizuar, presim përkrahje edhe më të madhe nga tifozët

Fotot: KBPrishtina/FBK

Të mobilizuar, presim përkrahje edhe më të madhe nga tifozët


9 December, 2022 @11:24

Ndihmës-trajneri i Prishtinës, Andin Rashica, në përballjen e fituar çerekfinale ndaj Ponte Prizrenit ka folur edhe për ndeshjen që e pret ekipin e tij ndaj Yllit.

Duke ditur se Ylli është në formë shumë të mirë, ndërsa ne jemi mobilizuar për të bërë më të mirën për ekipin dhe tifozët.

“Në ndeshjen e radhës nuk duhet të hymë me qasje sikurse në çerekfinale. Duhet të luftojmë për 40-minutat e lojës dhe duhet të japim maksimumin veçanërisht për tifozët që na kanë përkrahur deri në fund, për të cilët edhe duhet të fitojmë. Besoj që do të vinë në numër të madh për të na përkrahur,” ka thënë fillimisht Rashica.

Gjithashtu, ai ka shtuar se e njohin mirë kundërshtarin dhe ka thënë se aspak nuk do të jetë lehtë për Prishtinën ndaj Yllit.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë për neve. E njohim mirë kundërshtarin, do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë ndeshje. Jemi mobilizuar si klub të gjithë dhe do të bëjmë më të mirën për t’i gëzuar të gjithë tifozët,” ka përfunduar ai.

Prishtina dhe Ylli ndeshen sot prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, ndërsa fituesi do të kalojë në finale të turneut të Superkupës ku do të pres fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Trepça-Bashkimi.

Superkupa është trofeu i fundit i vitit 2022 që mund ta fitojnë ekipet në garë.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës