Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - GOLDEN EAGLE YLLI

Thyhet akulli, Ylli fiton pas 5 humbjeve ndaj Rahovecit

Thyhet akulli, Ylli fiton pas 5 humbjeve ndaj Rahovecit


27 April, 2021 @18:50

Skuadra e Golden Eagle Yllit më në fund ka gjetur rrugën e fitores përballë Rahovecit.

Suharekasit në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të Play Off-it, shënuan fitore me rezultat të ngushtë 62-70, pas një finishi mjaft dramatik.

Skuadra e Yllit ishte ajo e cila e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi deri në 14 pikë në çerekun e parë, 11-25.

Në çerekun e dytë Rahoveci tregoi lojë më të mirë dhe e ngushtoi disavantazhin duke e bërë atë njëshifror.

Në dy minutat e fundit Rahoveci u afrua deri në 3 pikë (62-65), por ndryshe nga ndeshja e parë, kësaj radhe ‘xhebrailat’ u treguan më të vëmendshëm në momentet më kritike për të arritur deri tek fitorja.

Më meritori në këtë fitore ishte Elyjah Clark me 18 pikë, ndërsa kontribut të vlefshëm dhanë edhe Erjon Kastrati, Valon Bunjaku e Demetris Morant.

Për Rahovecin u dalluan Ed Daniel me 19 pikë e 14 kërcime dhe Darrell Davis me 14 pikë.

Një faktor i rëndësishëm në humbjen e Rahovecit ishte edhe efikasiteti i dobët prej vetëm 8% nga vija e trepikëshit, pasi që vreshtarët prej 24 tentimeve ishin të saktë vetëm 2 herë.

SKEMA E PLAY OFF-IT

Për Yllin kjo është fitorja e parë në këtë stinor përballë Rahovecit, pas 5 humbjeve në 5 ndeshjet e fundit ndaj vreshtarëve.

Me këtë fitore të Yllit, rezultati i serisë gjysmëfinale barazohet në 1-1, kurse dy ndeshjet e radhës do të luhen në Suharekë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga