VËLLAZNIMI

Tiwian Kendley amerikani i ri te Vëllaznimi
19 February, 2021 @21:06
Skuadra e Vëllaznimit ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan 25 vjeçar, Tiwian Kendley.
Kendley, 196 centimetra i gjatë, së fundi ka luajtur për skuadrën Jalisco në Meksikë, ku ka pasur mesatare prej 21.5 pikëve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje. Ai ka qenë edhe pjesë e ekipit nga NBA, Washington Wizards, gjatë ligës verore.
Transferin e tij e kanë bërë të ditur bashkëpunëtorët nga Eurobasket.
Te Vëllaznimi këto ditë ishte përmendur edhe emri i ish lojtarit të Ponte Prizrenit, Ty Nichols, si përforcim i mundshëm te gjakovarët.