Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPECIALE

TOP 20 koshashënuesit e Superligës 2019/20

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

TOP 20 koshashënuesit e Superligës 2019/20


7 April, 2020 @23:15

Ky stinor i Superligës, që pritej të sillte ndër PlayOffet më interesante në dekadën e fundit, mbeti pa përfunduar për shkak të pandemisë coronavirus.

E në anën tjetër, shumë gjëra interesante pati këtë stinor, e TopSporti.com do t’ju sjell dalëngadalë statistika të ndryshme nga ky sezon, ku do shihni shifra jo të zakonshme për basketbollistët që performuan për ekipet e tyre në 2019/20.

Së pari shkojmë me koshashënuesit më të mirë të stinorit.

1. DJ Hanes, KB TREPÇA

Basketbollisti i Trepçës, DJ Hanes, ka qenë koshashënuesi më i mirë i stinorit të papërfunduar të Superligës së Kosovës 2019/20 në basketboll.

Amerikani 24 vjeçar me 185 centimetrat e tij ka shënuar 583 pikë për ekipin mitrovicas këtë stinor.

Hanes ka qenë ndër basketbollistët më të mirë të Superligës, shpesh duke marrë pjesë edhe në pesëshen më të mirë të xhiros.

Trepça këtë stinor shënoi 1865 pikë në Superligë, a afro 600 pikët e Hanesit afrojnë gati 30% e pikëve totale të skuadrës! Një e arritur e jashtëzaknoshme.

2. Samir Zekiqi, KB YLLI

Pas tij, vjen reprezentuesi i Kosovës, Samir Zekiqi. Mitrovicasi Zekiqi që këtë stinor djerisiti fanellën e Yllit të Suharekës dhe arriti finalen e Kupës së Kosovës, në Superligë ka shënuar 469 pikë për skuadrën e tij.

Ylli përgjatë 24 ndeshjeve të stinorit dha 2122 pikë, e nga një llogari e thjeshtë duket qartë se Zekiqi dha më shumë se çerekun e pikëve të skuadrës këtë stinor!

3. Corey Ross, KB BASHKIMI

I treti në listën e koshashënuesve më të mirë të stinorit 2019/20 është amerikani i Bashkimit Corel Raley Ross. Ross dha 434 pikë për ekipin prizrenas, duke shënuar 19 më shumë se bashkëlojtari i tij, që e kreu stinorin në vend të pestë të Superligës.

4. Henrik Sirko, KB PEJA

Kroati Henrik Sirko është lojtari i katërt me më së shumti pikë të shënuara këtë stinor në Superligë.

Shibenikasi 27 vjeç ka dhënë 433 pikë përgjatë gjithë stinorit për shqiponjat e rikthyera në Superligë, që së paku morrën trofeun e parë, e ndoshta edhe të vetëm të këtij viti - Kupën.

5. Terik Bridgeman, KB BASHKIMI

I pesti, në renditjen e koshashënuesve më të mirë është Terik Bridgeman i Bashkimit, që ka shënuar 415 pikë.

Mëposhtë, lista e TOP 20 koshashënuesve më të mirë të stinorit të ndërprerë të Superligës 2019/20, vetëm për lexuesit e TopSporti.com



TOP 20 KOSHASHËNUESIT E SUPERLIGËS 2019/20

1. DJ Hanes 583 TRE

2. Samir Zekiqi 469 YLL

3. Corey Raley Ross 434 BAS

4. Henrik Sirko 433 PEJ

5. Terik Bridgeman 415 BAS

6. Fahro Alihodzic 403 PRI

7. Demarcus Stuckey 400 LIP

8. Valon Bunjaku 394 YLL

9. Malcolm Canada 361 PRZ

10. Arti Hajdari 310 FER + 41 PEJ = 351.

11. Urim Zenelaj 336 PRZ

12. Ty Garland 334 FER

13. Stevie Clark 333 BAS

14. Divine Myles 323 PRI

15. Ty Nichols 318 PRZ

16. Besnik Azemi 304 TRE

17. Mikaile Tmusic 280 PRI

18. Jameel McKay 279 YLL

19. Joshua McFolley 273 RAH

20. Dardan Berisha 106 PRI + 172 PEJ =278.

 
Të gjitha lajmet nga