Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (13)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (13)


3 March, 2020 @21:01

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 13 në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Irma Konjusha (Prishtina), Arbnore Përquku (Bashkimi), Enxhi Xhanaj (Prishtina), Valbona Bytyqi (Penza) dhe Saranda Daci (Bashkimi).

Performanca e javës në Ligën e Femrave erdhi nga Enxhi Xhanaj. Basketbollistja e Prishtinës, Xhanaj, luajti me shifrat magjike triple-double prej 15 pikëve, 11 kërcimeve e 11 asistime. Ajo gjithashtu rrëmbeu edhe 5 topa.

Përveç Enxhit te Prishtina u dallua edhe Irma Konjusha. Irma luajti me 19 pikë, 9 asistime, 6 kërcime e 5 topa të rrëmbyer.

Pas humbjes ndaj Prishtinës në xhiron e kaluar, Bashkimi shpërtheu te Kastrioti, duke e mposhtur me rezultat 118-55.

Më të dalluarat te Bashkimi ishin Saranda Daci e Arbnore Përquku. Saranda luajti me 28 pikë, 19 kërcime, 9 asistime e 2 bllokada, derisa Arbnorja me 24 pikë, 13 asistime, 4 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.

Lojtarja me më së shumti paraqitje në TOP 5-shen e javës, Valbona Bytyqi, edhe në këtë xhiro hyri në pesë më të mirat e javës.

Bytyqi në fitoren e Penzës ndaj Vëllaznimit luajti rol të rëndësishëm. Ajo luajti me double-double prej 29 pikëve e 15 kërcimeve. Bytyqi gjithashtu i bëri 3 asistime dhe i rrëmbeu 2 topa.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave