Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (7)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (7)


25 November, 2019 @12:17

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së shtatë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Agnesa Rrahmani (Kastrioti), Marigona Rushiti (Prishtina),Valbona Bytyqi (Penza), Saranda Daci (Bashkimi) dhe Aisha Balarabe (Bashkimi).

Vashat e Kastriotit e regjistruan fitoren e dytë të stinorit, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 45-62. Si zakonisht te Kastrioti më e mira ishte Agnesa Rrahmani. Ajo luajti me 30 pikë, 12 kërcime e 4 asistime, derisa 30 pikëshi i saj ishte shifra më e lartë e xhiros së shtatë te Liga e Femrave.

Prishtina u mposht nga Bashkimi në Prizren me rezultat 74-70. Marigona Rushiti ishte më e dalluara te Prishtina me 18 pikë e 6 kërcime.

Penza triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 51-60. Kapitenja e Penzës Valbona Bytyqi ishte përsëri në skenë. Bytyqi luajti me 23 pikë, 6 kërcime, 6 asistime dhe 2 topa të rrëmbyer. Për Valbona Bytyqin kjo është hera e pestë që hyn në TOP 5-shen e javës.

Në derbin e xhiros 7 në mes të Bashkimit dhe Prishtinës, fituese nga ky duel dolën vashat e Bashkimit. Saranda Daci dhe Aisha Balarabe, me performancat e tyre arritën të hyjnë në TOP 5shen e javës. Daci luajti me 20 pikë e 14 kërcime, kurse Balarabe me 18 pikë e 21 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave