Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (8)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (8)


3 December, 2019 @10:56

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së tetë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Irma Konjusha (Prishtina), Jeta Zeka (Bashkimi), Khadija Brown-Haywood (Bashkimi), Valbona Bytyqi (Penza) dhe Nyilah Jamison-Myers (Prishtina).

Prishtina e mposhti Trepçën me rezultat 84-37. Më të dalluarat te kampionia e Kosovës ishin Irma Konjusha dhe Nyilah Jamison-Myers. Konjusha luajti me 24 pikë e 5 asistime, derisa luajti me mbi 80% saktësi në tentime për dy pikë, tre pikë dhe nga vija e gjuajtjeve të lira, kurse Jamison u dallua me 17 pikë, 9 kërcime, 3 bllokada e 2 asistime.

Bashkimi është skuadra e vetme pa humbje në tetë xhirot e zhvilluara në Ligën e Femrave. Në këtë xhiro skuadra prizrenase e mposhti Kastriotin me rezultat 39-105.

Khadija Brown-Haywood ishte më dalluara, duke luajtur me shifrat magjike triple-double prej 14 pikëve, 12 asistimeve e 11 kërcimeve, kurse u ndihmua edhe nga Jeta Zeka me 17 pikë, 16 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 3 asistime.

Në fitoren e Penzës kundër Vëllaznimit, rolin kryesor e luajti kapitenja Valbona Bytyqi. Ajo shkëlqeu me 31 pikë (shifra më e lartë e xhiros), 12 kërcime, 7 topa të rrëmbyer dhe 5 asistime. Për Bytyqin kjo është hera e gjashtë që gjen vend në TOP 5-shen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave