Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (2)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (2)


28 October, 2019 @13:14

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së dytë në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Arion Balluku (Vëllaznimi), Meriton Ismaili (Prishtina e Re), Endrit Berisha (Kerasan Prishtina), Diamant Shabani (Istogu) dhe Xavier Newson (Vëllaznimi).

Ndeshja hapëse e xhiros së dytë në Ligën e Parë në mes të Vëllaznimit dhe Vushtrrisë, përfundoi me fitoren e skuadrës gjakovare pas vazhdimeve me rezultat 73-64.

Arion Balluku dhe Xavier Newson luajtën rolin kryesor në fitoren e Vëllaznimit. Balluku luajti me 25 pikë, 8 asistime, 6 kërcime e 3 topa të rrëmbyer, derisa amerikani Newson në debutimin e tij shkëlqeu me 34 pikë e 11 kërcime.

Prishtina e Re e cila ka pushuar në xhiron e parë, e hapi stinorin me fitore, duke e mposhtur Dritën me rezultat 80-64.

Në fitoren e parë të skuadrës nga Prishtina, më i dalluari ishte Meriton Ismaili. Ai luajti me 24 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.

Kerasan Prishtina fitoi edhe në ndeshjen e dytë. Endrit Berisha ishte më i veçuari me 21 pikë e 8 kërcime në fitoren e skuadrës kundër Boreas.

Pesëshen e javës e mbyll lojtari i Istogut, Diamant Shabani. Sikurse në xhiron e parë, Diamanti edhe në këtë xhiro me performancën e tij arriti të hyjë në pesëshen e javës.

“Skafka” kundër New Basketit luajti me 25 pikë, 8 kërcime, 5 asistime e 5 topa të rrëmbyer, derisa skuadra e tij Istogu gjendet pa humbje në pozitën e parë.


 
Të gjitha lajmet nga