Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (25)

TOP 5-shja e javës në Superligë (25)


9 February, 2020 @19:40

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 25 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Valon Bunjaku (Ylli), Jordan Johnson (Prishtina), Tamas Bruce (Lipjani), Rick Jackson (Peja) dhe Jameel McKay (Ylli).

Njëri prej lojtarët më në formë te Ylli, Valon Bunjaku, edhe në këtë xhiro gjeti vend në pesëshen e javës. Valoni në fitoren e skuadrës suharekase kundër Prizrenit, luajti me 24 pikë, 11 kërcime e 7 asistime. Përveç Bunjakut, performancë të mirë tregoi edhe Jameel McKay me 24 pikë e 13 kërcime.

Prishtina e mposhti Trepçën me rezultat 71-54. Më i veçuari te kampionia aktuale e Superligës ishte Jordan Johnson me 13 pikë, 9 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 2 kërcime.

Lipjani e regjistroi fitoren e dytë të stinorit kundër Feronikelit. Tamas Bruce ishte më i miri në parket me 23 pikë, 14 kërcime e 2 asistime.

Peja për herë të parë në këtë sezon e mposhti Bashkimin. Rick Jackson me 19 pikë e 12 kërcime ishte njëri ndër meritorët në fitoren e Pejës, për ta kompletuar kështu pesëshen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga