TEAM OF THE FINAL
TOP 5-shja e finales së Kupës së Kosovës (Femrat)
7 February, 2021 @21:18
KBF Prishtina e mposhti KBF Bashkimin në finale të Kupës së Kosovës me rezultat 75-71, dhe e fitoi për herë të 12 këtë trofe.
TopSporti.com ka zgjedhur pesëshen më të mirë të finales bazuar në performancat individuale të lojtareve.
Pesëshen e finales te femrat e përbëjnë: Irma Konjusha (Prishtina), Jeta Zeka (Bashkimi), Alexis Tolefree (Prishtina), Saranda Daci (Bashkimi) dhe Aisha Balarabe (Bashkimi).
Alexis Tolefree dhe Irma Konjusha, ishin të vetmet te Prishtina që luajtën me pikë dyshifore. Tolefree shkëlqeu me 37 pikë, 5 kërcime, 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer, kurse Konjusha luajti me 17 pikë, 4 kërcime, 3 asistime e 1 top të rrëmbyer.
Te Bashkimi Aisha Balarabe ishte më e mira me 19 pikë, 22 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Saranda Daci me 14 pikë, 15 kërcime, 6 asistime e 1 top të rrëmbyer dhe Jeta Zeka me 12 pikë, 2 kërcime, 2 asistime e 1 top të rrëmbyer, por nuk mjaftoi për ta fituar Kupën e Kosovës.