BASHKIMI F - PENZA F
Trajneri i ri i Bashkimit, s’arrin të debutojë
24 March, 2019 @10:24
Trajneri turk i Bashkimit, Ahmet Saglik, ka arritur të sheh seriozitetin e basketbollit kosovar nga afër mbrëmë.
Ekipi i femrave të Bashkimit, që priste të debutonte me trajnerin e ri të skuadrës, nuk ka arritur të shijojë lojën ndaj Penzës, pasi që pejanet nuk udhëtuan fare në Prizren dhe kështu ndeshja në Sezai Surroi nuk u zhvillua.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË FEMRAVE
Ahmet Saglikut i mbetet të debutojë në elitën femrore të basketbollit në ndeshjen e radhës, derisa klubi i femrave të Bashkimit pritet të fitojë këtë [mos]takim në tavolinë.
Në anën tjetër burime nga ekipi pejan i kanë bërë të ditur TopSporti.com se vashat verdhezi të Penzës kanë bojkotuar ndeshjen për shkak të borxheve që u ka kryesia dhe ende nuk kanë vendosur nëse do të paraqiten në përballjen e fundit të stinorit të rregullt, ku ndeshen me Vushtrrinë.
Përndryshe, Bashkimi është lider i Ligës së Femrave me bilanc 14-1 e Penza ka bilanc 11-3, pa regjistruar ndeshjen e mbrëmshme.