BOREA - PRIZRENI
Fitore e lehtë e Prizrenit
22 March, 2019 @17:47
Siç është pritur ashtu edhe ndodhi. Skuadra e Prizreni e mposhti Borean bindshëm me rezultat 47-116.
Skuadra e trajnerit Arbnor Rifati, ndeshjen nuk e lëshoi që nga fillimi e deri në fund, për ta regjistruar një fitore të lehtë por me vlerë.
8 lojtarë te Prizreni shënuan pikë dyshifrore derisa më i miri ishte Ergin Grosha, i cili që në pjesë të parë bëri double-double, kurse ndeshjen e përfundoi me 25 pikë e 17 kërcime.
Në këtë ndeshje te skuadra prizrenase u dalluan edhe lojtarët e rinjë si Leorit Morina me 17 pikë, Mendrit Ademi me 13 pikë dhe Ali Hashimi me 10 pikë të tjera.
Gjithashtu edhe amerikani Brandon Scott luajti me triple-double prej 11 pikëve, 14 kërcimeve e 12 asistimeve.
Te Borea asnjë lojtar nuk arriti të shënojë pikë dyshifrore, por më i dalluari ishte Aron Laja me 9 pikë.
Prizreni aktualisht ka bilanc prej 12 fitoreve e 11 humbjeve dhe gjendet në pozitën e katërt, kurse Borea është në fund të tabelës me 3 fitore e 20 humbje.