BASHKIMI (F) - PENZA (F)
Trajneri turk debuton me fitore në derbi
26 March, 2019 @12:31
Edhe pse fillimisht nuk udhëtoi në Prizren të dielen për shkak të borxheve që klubi i ka ndaj lojtareve, skuadra e Penzës megjithatë vendosi të udhëtojë për në Prizren një ditë më vonë, dje, për ta zhvilluar kështu ndeshjen e xhiros ndaj Bashkimit.
Vashat e Bashkimit në ndeshjen e tyre të parë nën drejtimin e trajnerit turk Ahmet Saglik, e mposhtën Penzën me rezultat bindës 78-34.
Mari Stewart ishte koshashënuesja më e mirë te Bashkimi me 25 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Danisha Shaw me 18 pikë e 12 asistime dhe Aulona Muhadri me 15 pikë e 22 kërcime.
Te Penza me pikë dyshifrore luajtën vetëm Jeta Zeka me 13 pikë dhe Melita Luci me 11 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Bashkimi në xhiron e radhës pushon, derisa e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e parë me bilanc prej 15 fitoreve e 1 humbjeve, kurse Penza aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 11 fitore e 4 humbje.