LIPJANI - PRISHTINA
TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Mbrojtja në çerekun e katërt, s’lejoi befasinë
24 March, 2019 @20:45
Skuadra e Prishtinës, edhe pse e mposhti Lipjanin me rezultat 91-103, nuk e pati edhe aq të lehtë.
Lipjani nuk e lëshoi lojën deri në çerekun e tretë ku ishte vetëm dy pikë në disavantazh, por në çerekun e fundit, Prishtina e ngriti tempon dhe nuk lejoi të ndodhë ndonjë befasi.
Divine Myles në këtë ndeshje luajti me 41 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Mikaile Tmusic me 23 pikë, Ahmed Bashir me 15 pikë dhe Valon Bunjaku me 12 pikë te Prishtina.
Te Lipjani më i dalluari ishte Michael Mitchell me 27 pikë e 11 kërcime, derisa u veçuan edhe Musab Mala me 21 pikë dhe Arian Memeti me 20 pikë e 12 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 23 e Prishtinës, e cila ende nuk e ka shijuar humbjen, kurse Lipjani ka bilanc prej 3 fitoreve e 20 humbjeve deri më tani.