E MBETUR
Trepça-Bashkimi, të mërkurën
2 November, 2015 @15:27
Bashkimi do të udhëtojë në Obiliq, për tu takuar me Trepçën të mërkurën, pasnesër.
Ndeshja e mbetur e xhiros së pestë zhvillohet më 4 nëntor, sipas marrëveshjes së skuadrave dhe lejes nga FBK-ja për shkak të ndeshjeve që ekipi prizrenas i zhvilloi në BIBL.
Trepça dhe Bashkimi kanë pikë dhe bilanc të njejtë nga 5 takimet e para të stinorit, 3 fitore e 2 humbje, ndërsa ekipi mitrovicas ka koshaverazh më të mirë se portokallët e Prizrenit dhe për këtë arsye qëndrojnë një pozitë më lartë.