Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Trepça dënohet me 2 mijë e 100 euro dhe 3 ndeshje pa shikues

Trepça dënohet me 2 mijë e 100 euro dhe 3 ndeshje pa shikues


29 November, 2022 @20:55

Skuadra e Trepçës ka marrë dënim të rëndë për shkak te incidenteve të shkaktuara nga tifozët dhe më gjerë në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë ku ishte nikoqire në Minatori ndaj Pejës.

Trepça ka marrë tri dënime në të holla, 500 euro, 600 euro dhe 1000 euro, që çojnë gjobën në 2 mijë e 100 euro si dhe i është shqiptuar dënimi që për 3 ndeshje të luajë pa praninë e shikuesve.

Gjithashtu, është inicuar procedurë disiplinore ndaj Lindrit Misini për realizim të sulmit fizik, ndërsra në këtë ndeshje janë dënuar edhe gjyqtarët dhe delegati i ndeshjes, Xhelal Mumini, Atdhe Goçaj, Visar Bunjaku dhe delegati Azem Hoxhaj. Treshja e gjyqtarëve dhe delegati nuk do të delegohen në dy xhiro radhazi në Superligë.

Dënimi prej 500 euro vjen për shkak të shkeljes së Nenit 48.18 të PG-së që thotë: Organizmi i përgjithshëm i dobët sipas konstatimit të vëzhguesit.

Dënimi prej 600 euro vjen për shkak të shkeljes së Nenit 49.4 që thotë: Hedhja e gjësendeve të forta që mund të shkaktojnë lëndime të rënda.

Ndërsa dënimi prej 1000 euro vjen për shkak të shkeljes së Nenit 49.15 që thotë: Hyrja e personave jozyrtarë apo zyrtarë të klubit në lokalet e zyrtarëve të ndeshjes apo ekipeve apo në hapësirat e parapara për ta.

Kurse suspendimi i terrenit ka ardhur për shkak të shkeljes së Nenit 49.18 që thotë: Realizimi i sulmit fizik me lëndim të lehtë të lojtarëve, gjyqtarëve, zyrtarëve të klubeve, vëzhguesit apo personave zyrtarë nga persona jozyrtarë.

Për gjyqtarët dënimi ka ardhur për shkelje të Nenit 54.2 që thotë: Paraqitja jo objektive e fakteve në raport dhe fshehja e fakteve, që dënohet me 2 ndeshje mos delegim dhe mos pagim i taksës për ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga