Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 26

Trepça dënohet me 600 euro! Kapiteni i saj me 300 euro

Trepça dënohet me 600 euro! Kapiteni i saj me 300 euro


23 March, 2023 @22:23

Pas tri ndeshjev të xhiros së XXVI të Superligës, në Informatorin përkatës janë paraqitur edhe raportet si dhe dënimet e akterëve në kuadër të kësaj xhiroje, ku u luajtën tri ndeshje, ndërsa dueli Bashkimi-Prishtina u shtye për shkak se bardhekaltërit kishin ndeshje ndërkombëtare në kuadër të ENBL.

Nga ekipet, dënim ka marrë vetëm KB Trepça, e cila në total është dënuar me 600 euro nga KG, ku 400 euro i janë shqiptuar për thyerjen e Nenit 49.3 ndërsa 200 të tjera për Nenin 49.10.

“49.3 Hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta.”
“49.10 Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.”

Këto dy dënime Trepçës iu përshkruar sipas, siç shkruan në raport, pas përfundimit të çerekut të dytë tifozët vendas kanë hedhur shkrepëse dhe shishe të plastikes në drejtim të lojtarëve mysafirë. Kurse 1.7 sekonda para përfundimit të ndeshjes tifozët vendas ndezën flakadanët në tribunë.

Ndër të tjera, me 300 euro është dënuar kapiteni i mitrovicasve Valdrin Haxhiu sipas Nenit 50.4 për gabim përjashtues. Te përshkrimi për Haxhiun thuhet që ai ka marrë gabim diskualifikues për tentim sulmi ndaj lojtarit mysafir me numër 11.

Për gabime teknike (me nga 50 euro) tjera janë dënuar edhe tre lojtarë të Pejës: Larry Thomas, Jalen Tate, David Joseph, ndërsa nga trajnerët ai i Vëllaznimit Josip Plantak ka marrë dënim prej 200 eurosh.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga