Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E XHIROS DHE ORARI

Trepça don fitoren e parë të vitit, derbi në Prizren

Pamje nga ndeshja e xhiros së kaluar, Trepça-Prizreni/ Foto: KBTrepça/fb

Trepça don fitoren e parë të vitit, derbi në Prizren


Teksti: FBK

21 January, 2022 @14:56

Në fundjavë do të zhvillohen dy xhiro të javës së 17-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, kurse rezultatet e dy ndeshjeve tjera do të barten nga Liga Unike.

Të shtunën, Trepça pas dy humbjeve në stinorin pranveror do të ndeshet me Dritën, që ka 16 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara, njëkohësisht skuadra e vetme që nuk di për fitore në elitë, kurse mitrovicasit kanë dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e tretë në tabelë.

TABELA AKTUALE

Të dielën do të zhvillohet duel më interesant ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, ku të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe tetë humbje, andaj pritet një përballje e barabartë mes skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës.

Peja-Rahoveci dhe Prizreni 16 -  Ylli nuk do të luajnë këtë fundjavë dhe rezultatet do të barten nga Liga Unike.

Superliga - Java 17

E shtunë

19:00 Drita - Trepça

E diel

17:00 Bashkimi - Sigal Prishtina


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga