Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA: TREPÇA - BASHKIMI

Trepça eliminon Bashkimin, në finale ndaj Prishtinës

Foto: FBK

Trepça eliminon Bashkimin, në finale ndaj Prishtinës


9 December, 2022 @22:24

Skuadra e Trepçës është treguar më e mirë se ajo e Bashkimit në përballjen e dytë të gjysmëfinaleve të Superkupës së Kosovës, për të fituar ndeshjen dhe për të siguruar finalen e garës.

Mitrovicasit në finale do të ndeshen ndaj Prishtinës, që më herët mposhti Yllin për të siguruar luftën për trofe. Finalja do të luhet të dielën me fillim prej orës 17:00.

Pos çerekut të parë të luftuar nga Bashkimi, Trepça ka kaluar më lehtë në çerekët e radhës për të bërë dallimin dhe për të shkuar lirshëm te fitorja 79-63 [19-21, 22-13, 20-14, 15-15].

Më efikasi te Trepça ka qenë Kendrick Brown me 17 pikë të shënuara, ndërsa ka bërë edhe 3 asistime e 4 kërcime, kurse me 15 pikë është dalluar Adam Grant. Cadarian Raines ka dhënë 12 pikë në fitore.

Bashkimi, që befasoi Pejën në çerekfinale, nuk ka arritur më shumë ndërsa Prentiss Nixon e Fahro Alihodzic me nga 14 pikë kanë qenë më efikasit.

Në finale Trepça ndeshet me Prishtinën, për të kërkuar trofeun e fundit të vitit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës