Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E FEMRAVE

Trepça (F) me Wild Card rikthehet në Superligën e Femrave

Trepça (F) me Wild Card rikthehet në Superligën e Femrave


Teksti: FBK

16 September, 2021 @16:07

Klubi i Basketbollit Trepça do të garojë në edicionin e ri në Superligën e Femrave.

Skuadra mitrovicase ka aplikuar pas konkursit për Wild Card nga Federata e Basketbollit e Kosovës për plotësimin e vendit të gjashtë për Superligën e Femrave, pas tërheqjes nga KB Vushtrria.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Trepça të garojë në Superligën e Femrave, pas plotësimit të kërkesave të shpallura në konkurs.

Trepça edicionin e kaluar ishte renditur e gjashta në Superligën e Femrave, duke rënë në një kategori më poshtë, megjithatë, pas tërheqjes së Vushtrrisë, do të garojë në elitën e femrave.

Superliga e Femrave do të fillojë më 9/10 Tetor 2021


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave