Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT RIKTHEJNË BILANCIN POZITIV

Trepça fiton me 35 pikë dallim Rahovecin

Trepça fiton me 35 pikë dallim Rahovecin


7 January, 2023 @19:07

Pa shumë tealshe dhe me ecuri pozitive gjatë gjithë kohës së ndeshjes, Trepça ka kaluar Rahovecin në Mizahir Isma për të kthyer bilancin pozitiv në ekip tash, 9-8.

Mitrovicasit kanë triumfuar në Rahovec me rezultat të thellë, duke fituar ndeshjen me 35 pikë dallim, për përfundimtaren Rahoveci - Trepça 62-97 [15-20, 11-27, 19-26, 17-24].

Andrew Gordon kreu lojën me double-double prej 22 pikëve dhe 12 kërcimeve, ndërsa Valdrin Haxhiu dha 15 pikë prej pesë tresheve të shënuara nga nëntë tentime që i kishte.

TABELA AKTUALE

Trajneri i mitrovicasve, Aleksandar Jonchevski i dha mundësi të gjithë lojtarëve të paraqiten sonte në fushë të lojës, ndërsa thuajse secili shënoi së paku 2 pikë në lojë.

Rahoveci, që paralajmëroi dy përforcime në 24 orët e fundit, pa pasur mundësinë t’i fusë në lojë ata, ishte i pafuqishëm t’i bëj ballë Trepçës. Braxton Huggins dha 14 pikë e 4 asistime, ndërsa më efikasi ishte Visar Ejupi që shënoi 16 pikë. Nga përforcimet e fundit, Michael Green dha 12 pikë, ndërsa Ujkan Karanezi 14 të tjera.

Fitorja bën Trepçën me bilanc 9-8 ndërsa Rahovecin 2-14.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga