Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça godet me Corban Collins

Trepça godet me Corban Collins


9 January, 2022 @18:48

Një basketbollist me mjaft përvojë në basketbollin evropian, që pritet të bëj dallimin për të mirë në ekipin mitrovicas, është përforcimi i ri i Trepçës.

Amerikani 28-vjeç ka bërë përvojë në ligë të Gjermanisë, Italisë, Suedi e së fundi edhe në Finlandë.

Gjatë sezonit 2017/18 ai ka qenë pjesë e Kirchheim Knights në ProA të Gjermanisë, pastaj 2018 ka lëvizur te Lulea (Suedi) dhe Pallacanestro Cantu (Itali), ndërsa në 2019/20 ka qenë pjesë e Blu Basket ‘71 të Bergamos.

Corban Collins @ KB Trepça

Së fundi në Helsinki Seagulls gjatë sezonit të kaluar Collins ka pasur mesatare prej 8 pikëve për ndeshje, 2.5 asistime dhe 2.6 kërcime në 20.5 minuta sa ka qenë mesatarisht në parket brenda 19 ndeshjeve aty.

GJENDJA AKTUALE NË SUPERLIGË

Trepça këtë sezon 2021/22 po drejtohet suksesshëm nga trajneri bullgar Lubomir Minchev, ndërsa ka mbyllur pjesën e parë të sezonit me bilans 10-4 si lidere, bilans të njëjtë sikurse Ylli.

Përforcimet gjatë afatit kalimtar të janarit në Superligë janë kryesisht lojtarë që pritet të bëjnë dallimin e madh në ekip, kjo për shkak të Kupës së Kosovës që zhvillohet gjatë shkurtit — ku gati të gjitha ekipet e Superligës tentojnë të fitojnë trofeun e parë të vitit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga