PP: RAHOVECI - TREPÇA

Trepça komode pas pjesës së parë
23 September, 2022 @19:51
Posa ka përfunduar edhe çereku i dytë i ndeshjes ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës në Mizahir Isma, ndërsa mitrovicasit përkundër se hasën në rezistencë të vendasve, kanë arritur të rikthehen në lojë dhe të fitojnë edhe këtë çerek për të shtuar epërsinë pas pjesës së parë të ndeshjes. Borozani.com
Kështu, çereku i dytë përfundoi me rezultat 18-25 në të mirë të Trepçës, ndërsa rezultati i përgjithshëm pas pjesës së parë është 32-51
Më efikasi te lideri i Superligës pas pjesës së parë të ndeshjes është Drilon Hajrizi me 14 pikë të shënuara, që shkëlqeu në çerek të dytë, ndërsa te Rahoveci më efikasi është Devin Johnson, me 13 të shënuara.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.