VËLLAZNIMI (F) - TREPÇA (F)
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Trepça më e mirë, mposht Vëllaznimin në Gjakovë
8 December, 2019 @16:38
Në ndeshjen e fundit të edicionit vjeshtor në Superligën e Femrave në basketboll, Trepça ka fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.
Skuadra mitrovicase ishte më e mirë se ajo gjakovare përgjatë gjithë ndeshjes, me përjashtim të çerekut të katërt, ndërkohë që ndeshjen e mbylli me rezultat 41-47.
Benita Juniku, Diellëza Leti dhe Rina Hoda me nga 10 pikë secila ishin më të mirat te Vëllaznimi, kurse te Trepça sot u veçuan Arta Mustafa me double-double prej 12 pikëve, 10 kërcimeve e 2 asistimeve, Sihana Ramoja (gjithashtu me double-double) prej 11 pikëve, 11 kërcimeve e 3 asistimeve, ndërkohë që pikë dyshifrore pati edhe Ervala Shabani, gjithsej 10.
Kështu, mitrovicaset e drejtuara nga trajneri Muja dimrin e presin në vendin e katërt, kurse gjakovaret e drejtuara nga Syla në vendin e fundit të klasifikimit.