Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME TRAJNERIN E RI, TREPÇA BËN 3/3 FITORE

Trepça me Gençoglun radhit fitoret

Trepça me Gençoglun radhit fitoret


4 February, 2023 @21:17

Ka ardhur edhe fitorja e radhës për Trepçën, që nën drejtimin e trajnerit të ri të saj Engin Gençoglu ende nuk di për humbje, derisa mitrovicasit sonte, pritur, kanë mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë, 71-87.

Fitorja e Trepçës, mund të thuhet që erdhi pas dallimit të madh të bërë në çerek të parë të lojës, kur minatorët krijuan avantazh 11 pikësh. Më pas, ajo u shtua gjatë ndeshjes për të përfunduar me 16 pikë dallim.

TABELA AKTUALE

Me 20 pikë të shënuara, Drilon Hajrizi ka qenë më i dalluari te Trepça sonte, duke bërë edhe 3 asistime e 4 kërcime, ndërsa 16 pikë ka shënuar Erjon Kastrati që dalëngadalë po kthehet në formë. 13 pikë erdhën nga Mikaile Tmusic që shutoi 3/5 për tri pikë.

Te Vëllaznimi në anën tjetër, shikuesit e të cilit u larguan nga salla në 2-minutëshin e fundit me pretekst ofendime ndaj gjyqtarëve/FBK-së, më efikasi ka qenë Jordan Harris me 21 pikë si dhe Jahii Carson me 16.

Fitorja, bën që Trepça të përmirësojë bilancin edhe më dhe tash është në 12-9, ndërsa Vëllaznimi është me bilanc 8-13.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga