Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKFINALJA 3: TREPÇA-RAHOVECI

Trepça mposht Rahovecin arrin gjysmëfinalen

Fotot: FBK

Trepça mposht Rahovecin arrin gjysmëfinalen


8 December, 2022 @19:11

Trepça ka siguruar gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 82-66 [25-22, 26-7, 15-23, 16-14].

Një çerek i dytë briliant, ka mjaftuar për të bërë dallimin, derisa ekipi i mitrovicasve ka ndalë Rahovecin në periudhën e dytë të lojës në vetëm 7 pikë, për të marrë epërsinë e konsiderueshme, që deri në fund të lojës nuk është rrezikuar.

Erjon Kastrati

Drilon Harjizi me 19 pikë, 7 kërcime e 3 asistime ka qenë ndër më të dalluarit në ndeshje, kurse Andrew Gordon me 14 pikë e 11 kërcime ka bërë double-double në fitoren e Trepçës.

Te Rahoveci nuk kanë mjaftuar 20 pikët e Jahii Carsonit, i cili bëri edhe 5 asistime.

Me fitore Trepça siguron gjysmëfinalen e turneut të Superkupës, ndërsa Rahoveci eliminohet nga gara.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës