Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDALET SUPER-SERIA E YLLIT

Trepça ndalë super-serinë e kampionit, fiton ngushtë

Trepça ndalë super-serinë e kampionit, fiton ngushtë


28 January, 2023 @21:15

Derbi i vërtetë i xhiros që u tregua edhe në parket, u pa sonte në Minatori, ndërsa shikuesit vendas në fund iu gëzuan fitores së radhës në derbi, pasi që Trepça ka arritur të ndalë super-serinë e Yllit prej 15 fitoreve radhazi, duke e mposhtur krejt në fund 69-67 [20-14, 21-21, 12-16, 16-16].

Fitorja e dytë me radhë e Trepçës në një ndeshje të fortë, pasi që mposhtën Pejën në xhiron e kaluar, ndërsa sonte trajneri Engin Gençoglu vazhdoi me triumf. Në fakt, Rashun Davis do të mund t’ia sjellte fitoren suharekasve po të ishte i saktë në tentimin e fundit të ndeshjes, derisa Adis Becirigicit iu ndalë seria më e mirë e fitoreve këtë stinor në Superligë.

Dallimi kryesor u bë në çerek të parë, kur mitrovicasit krijuan epërsi 6 pikëshe. Mirëpo, Yli u rikthye dhe bile doli edhe në epërsi. E në 4:30 para fundit të ndeshjes u bë thyerja dhe rikthimi i vendasve. Në atë moment Kendrick Brown barazoi në 61-61, ndërsa edhe morën epërsinë brenda një minuti, për ta bërë 65-61.

TABELA AKTUALE

Ylli nuk u dorëzua, duke sjellë rezultatin në 67-67 kur kishin mbetur edhe 24 sekonda deri në fund të ndeshjes. Time-out, Trepça shënoi për 69-67 me Andrew Gordonin e disponuar sonte, ndërsa time-outi i radhës la Davisin në mundësi shuti, që s’ishte i saktë.

Andrew Gordon luajti me 22 pikë e 6 kërcime në këtë fitore. Will Daniels dha 15 pikë e 9 kërcime, ndërsa Kendrick Brown bëri 13 pikë e 7 asistime në fitoren e madhe të Trepçës.

Rashun Davis luajti me 20 pikë te Ylli. Henrik Sirko e Valon Bunjaku bashkë shënuan 25 pikë, 13 dhe 12, kurse të tjerët nuk arritën pikë dyshifrore.

Fitorja, bën që Trepça të bëhet me bilanc 11-9, ndërsa Ylli 15-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga