Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - RAHOVECI

Trepça në gjysmëfinale, Rahoveci fokusohet në Play Out

FOTO / KB Rahoveci

Trepça në gjysmëfinale, Rahoveci fokusohet në Play Out


23 April, 2022 @22:23

Trepça e mposhti Rahovecin që nuk kishte motiv për ndeshje me rezultat 94-70 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Play Offit.

Skuadra mitrovicase ka regjistruar një fitore të lehtë duke dominuar dhe nuk e lëshoi në asnjë moment epërsinë gjatë ndeshjes.

Drilon Hajrizi me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asistime ishte më i miri te Trepça, derisa u ndihmua edhe nga Ty Cockfield me 16 pikë, Rodney Purvis me 15 pikë, Amin Hot me 14 pikë, 8 asistime e 7 kërcime dhe me double-double prej 12 pikëve e 10 kërcimeve Mike Edwards.

Te Rahoveci u veçuan Fisnik Rugova me 19 pikë, Makol Mawien e Reggie Jones me nga 14 pikë secili.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Trepça me këtë fitore e ka siguruar gjysmëfinalen e Play Offit, edhe pse me fitoren eventuale të Pejës do të barazohet bilanci, por Trepça ka përparësi ndaj Pejës në duelet mes vete.

Rahoveci do të përballet në Play Out kundër Prishtinës së Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga