KUPA E KOSOVËS
TOSPORTI / Arian Paçarizi
Trepça në gjysmëfinale të Kupës
15 December, 2019 @19:16
Vashat e Trepçës, duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 48-85, u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës te femrat.
10 minutëshi i parë i ndeshjes ishte e barabartë, derisa Trepça e cila e mori epërsinë në çerekun e fundit, nuk e lëshoi deri në fund të ndeshjes.
Më e dalluara në ndeshje ishte kapitenja Lorena Haxha me 23 pikë.
Trepça në gjysmëfinale të Kupës do të takohet me Prishtinën.