TREPÇA
Trepça në Shqipëri dhe Mal të Zi
6 September, 2013 @19:03
Trepça është duke u përgatitur maksimalisht që të jetë sa më e gatshme për stinorin e ri. Xehetarët, nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Israel Martin, po stërviten nga dy herë në ditë.
Megjithatë, ekipi nuk pritet që të ndalet me kaq, pasi që pjesën e dytë të përgatitjeve do t’i zhvillojë jashtë vendit.
Trepça nga kjo fundjavë do të udhëtojë në Shqipëri, ku do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore, ndërsa më pas planifikohet që të zhvillohet ndonjë ndeshje miqësore edhe në Mal të Zi.
Trepça deri më tani është përforcuar me amerikanët Robert Goff dhe Alan-Michael Thompson, si dhe me vendorët, Artin Gashi dhe Herion Faslija.