BASKETBOLLISTI KROAT DREJT MITROVICËS
Trepça paraqet kroatin
9 December, 2015 @23:45
Gati një muaj pas paralajmërimit si përforcim i mundshëm, Trepça ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) basketbollstin kroat, Petar Zivkovic, ka bërë të ditur FBK-ja përmes një njoftimi.
Zivkovic, që ka punuar edhe më parë me trajnerin aktual të Trepçës, Neven Plantak, do të ketë të drejtë loje që nga xhiroja e radhës në Superligë, posa ekipi mitrovicas të kryejë obligimet financiare.
Trepça aktualisht nga nëntë ndeshjet e para të stinorit ka bilanc pozitiv me 5 fitore e 4 humbje, derisa ka një ndeshje më pak të zhvilluar pasi që ndeshja derbi ndaj Sigal Prishtinës është shtyer.