Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISFATA E DYTË ME RADHË

Edhe një humbje për Prishtinën

Edhe një humbje për Prishtinën


9 December, 2015 @20:41

Kampionia e BIBL-it, Sigal Prishtina, ka pësuar edhe humbjen e dytë me radhë në këtë garë, pas asaj ndaj Mornarit në Prishtinë. 

Ekipi që pardje largoi trajnerin Marjan Ilievski, sonte nën drejtimin e ndihmësve Fikret Shatri e Albert Sylejmani nuk ka arritur t’i bëj ballë Kozuvit, që ka shënuar fitore në fund. 

Sigal Prishtina nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi 4 pikëshe në fund të çerekut të parë, por në çerekun e dytë humbi këtë epërsi. 

Më pas, çereku i tretë kaloi baraz e në të katërtin Sigal Prishtina nuk arriti të shënojë më shumë se 9 pikë në koshin e maqedonëve, ku këta të fundit iu gëzuan fitores pas 40 minutave lojë. 

Goran Glavchev dhe Brandon Penn kanë qenë violinat kryesore të Kozuvit në fitore, duke shënuar 19, përkatësisht 18 pikë në fitoren e ekipit të tyre. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Te Prishtina, Dardan Berisha ka qenë më efikasi me 15 pikë të shënuara, por ka pasur edhe 5 topa të humbur, derisa Mohamed Abukar është dalluar me 14 e kapiteni Edmond Azemi me 13 pikë të tjera. 

Derisa Sigal Prishtina tash ka bilanc 2-2 në Grupin A të BIBL, Kozuvi e ka 2-3. 



Statistikat ekipore

Kozuv Sigal Prishtina
Çereku i parë 17 21
Çereku i dytë 17 9
Çereku i tretë 22 23
Çereku i katërt 12 9
Kërcime 33 30
Asistime 15 12
Bllokada 0 1
Topa të vjedhur 10 9
Topa të humbur 19 19
Tentime për tre pikë 9/24 (37%) 5/24 (20%)
Tentime nga loja 23/53 (43%) 23/56 (41%)
Tentime nga gjuajtjet e lira 13/17 (76%) 11/14 (78%)


Statistikat individuale te Kozuvi

1 Goran Glavchev 19 pikë 3 kërcime 1 asistim
2 Brandon Penn 18 pikë 8 kërcime 3 asistime
3 Vladimir Brckov 12 pikë 9 kërcime 4 asistime
4 Tomcho Sokolov 7 pikë 3 kërcime 1 asistim
5 Daniel Nacevski 7 pikë 1 kërcim
6 Aleksandar Sterjov 5 pikë 3 kërcime -


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 15 pikë 5 kërcime 4 asistime
2 Mohamed Abukar 14 pikë 3 kërcime 1 asistim
3 Edmond Azemi 13 pikë 8 kërcime 1 asistim
4 Stanimir Marinov 10 pikë 5 asistime 3 kërcime
5 Gëzim Morina 4 pikë 5 kërcime -
6 Blerim Mazreku 4 pikë 2 kërcime -
7 Muhamed Hasani 2 pikë 1 asistim -

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League