TERMINET E SERISË FINALE

Logo e re e finaleve të PlayOffit të Superligës, publikuar nga FBK-ja sot
Trepça-Peja, orari i ndeshjeve finale të PlayOffit të Superligës
2 May, 2023 @11:56
Pas vendimit të fundit të Komisionit Arbitrar të FBK-së dhe përcaktimit për Trepçën si ekip me përparësi të terrenit vendas në kuadër të finaleve, orari i ndeshjeve të serisë finale të PlayOffit të Superligës është si në vijim, ka bërë të ditur FBK-ja në njoftimin e fundit të lëshuar:
ORARI I NDESHJEVE:
PLAY-OFF FINALET
3 maj 2023
Ora: 20:00
“Minatori” - Mitrovicë: Trepça-Peja
7 maj 2023
Ora: 17:00
“Karagaç” - Pejë: Peja-Trepça
11 maj 2023
Ora: 20:00
“Minatori” - Mitrovicë: Trepça-Peja
*14 maj 2023
Ora: 17:00
“Karagaç” - Pejë: Peja-Trepça
*18 maj 2023
Ora: 20:00
“Minatori” - Mitrovicë: Trepça-Peja
*info: Dy ndeshjet e fundit luhen varësisht prej rrjedhës së serisë, pasi që njëri ekip duhet t’i arrijë tre fitore për tu bërë fitues i titullit kampion të Kosovës. Pra, nëse seria nuk përfundon 3-0 për cilëndo skuadër, atëherë luhen ndeshja e katërt potenciale ose sipas nevojës edhe e pesta maksimale, ku njëra skuadër do ta bëj serinë 3-2.
Trepça arriti finalen duke e mposhtur Bashkimin në çerekfinale dhe liderin e stinorit të rregullt, Prishtinën në gjysmëfinale. Ndërsa Peja eliminoi kampionin e stinorit të kaluar, Yllin në gjysmëfinale. Mitrovicasit mposhtën Bashkimin 2-0 në seri, ndërsa Prishtinën 3-2 në seri. Kurse pejanët fituan 3-1 serinë gjysmëfinale ndaj Yllit.