Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMATCH: TREPÇA-PRIZRENI

Trepça-Ponte Prireni, pritet ndeshje e nxehtë në Mitrovicë

Trepça-Ponte Prireni, pritet ndeshje e nxehtë në Mitrovicë


27 February, 2021 @11:29

Njëra prej skuadrave me kontinuitetin më të mirë deri më tani në Superligë dhe që bashkëkryeson në radhitjen tabelare, Ponte Prizreni, sot pritet të ketë punë të vështirë përballë njërës prej skuadrave më në formë të Superligës, Trepçës.

Të dyja skuadrat kanë mundësi të barabarta dhe do të dalin në fushë për të shënuar fitore përballë njëra-tjetrës.

Ponte Prizreni në këtë ndeshje do të dalë me fytyrë të re, pasi që pritet të debutojnë përforcimet e reja Landon Taliaferro dhe Kwame Vaughn, të cilët kanë vetëm një javë që kanë ateruar në Kosovë.

Ndërsa te Trepça ekipi që po udhëhiqet me sukses nga trajneri turk Serhat Sehit, tashmë ka filluar të komponohet mirë, ndërsa edhe motivimi i lojtarëve duket në nivel të lartë pas serisë prej 3 fitoreve rresht në Superligë.

Ndeshja e sotme luhet në palestrën “Minatori” duke filluar nga ora 19:00.

TABELA AKTUALE

Para kësaj ndeshjeje, Ponte Prizrenit renditet në pozitën e dytë me pikë të barabarta (32) me Golden Eagle Yllin dhe Rahovecin që ka një ndeshje më shumë, kurse Trepça që një pjesë të kampionatit e kaloi në pozitën e fundit, tani gjendet në pozitë më komode duke u renditur në vendin e gjashtë me 27 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga