Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Trepça punon me vendorë, maksimalisht dy të huaj

Trepça punon me vendorë, maksimalisht dy të huaj


15 August, 2015 @20:00

Trepça e Mitrovicës ka një strategji tjetët në krahasim me ekipet tjera të katërshes së madhe të basketbollit kosovar. Ekipi mitrovicas dëshiron të punojë sa më shumë me lojtarët vendorë dhe maksimalisht do të angazhojë dy të huaj për stinorin e ri dhe atë në rast nevoje. 

“Ne duam që të gjithë lojtarët nga Mitrovica të jenë pjesë e Trepçës. Për edicionin e ri të garave duam që ekipi ynë të përbëhet me 90% lojtarë nga Mitrovica dhe disa të tjerë vendorë, derisa në rast nevoje do të marrim maksimalisht, dy të huaj,” ka thënë trajneri kroat i ekipit mitrovicas, Neven Plantak, shkruan Koha Ditore sot. 

Trepça nuk e ka synim as Play-Offin, por nëse paraqitet rasti - do të futen aty. Trepça që ishte bërë kampione katër stinorë më parë nën drejtimin e kroatit Plantak, ndërsa prej se nisi renovimin e palestrës ka pasur rënie, pasi që çdo lojë për ta ishte si mysafir. Trepça në stinorët e fundit ndeshjet si vendas i ka zhvilluar në palestrën e Drenasit. 

Palestra Minatori pritet të përfundojë renovimin e stërzgjatur muajin e ardhshëm, sipas premtimeve nga investitori - pas mbi tre viteve punë aty. 


 
Të gjitha lajmet nga